HW

De Biazi: Na mundën emocionet dhe gabimet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ishte i dërrmuar psikologjikisht Xhani De Biazi pas ndeshjes me Zvicrën. Nuk e priste humbjen dhe për të tifozët duhet të shpërbleheshin në fushën e lojës. Për të gjërat shkuan si shkuan dhe ishin episodet që vendosën. “Ishte një ndeshje festive pasi kishim shumë tifozë shqiptarë dhe kjo ishte mjaft e bukur. Por, nga ana tjetër, ia falëm 20 minutat e para kundërshtarëve, pasi nuk hymë në ndeshje me mentalitetin e duhur. Nuk duhej të ishim ndikuar në këtë mënyrë nga ndeshja dhe nga emocionet e debutimit.

Përpara ndeshjes e kisha thënë që duhet të mundoheshim ta nisnim mirë ndeshjen, duhej ti kalonim emocionet dhe tensionin. E kishim përgatitur mirë sfidë, edhe pse nuk e interpretuam mirë në fillim, por në tërësi ishte një paraqitje e mirë e skuadrës. Në një ndeshje të ndikuar nga episodet kundër, si goli i pësuar apo kartoni i kuq i kapitenit Cana, Shqipëria kishte shanset e saj për gol. Episodet e pashfrytëzuara nga Sadiku dhe Gashi janë pengu i madh i kuqezinjve, ndërsa De Biazi i trembet edhe lodhjes së lojtarëve. “Po, patëm tre raste mjaft të pastra gjatë ndeshjes. Madje në pjesën e dytë të lojës kishim dy mundësi flagrante dhe sfida mund të ndryshonte.

Mobi Casa

Për më tepër, mos të harrojmë që ishim edhe në inferioritet numerik. Ky është aspekti që peshon edhe pak më tepër, prej punës dhe lodhjes më të madhe të skuadrës, në tentativën që të ndryshonim rezultatin”, shtoi ai. Beteja e humbur nuk e demoralizoi trajnerin kuqezi, që kërkon nga skuadra të shfrytëzojë shanset e saj në dy sfidat e mbetura me Francën dhe Rumaninë. “Lufta vazhdon. Humbëm raundin e parë, nga tre të mundshëm. Na mbeten edhe dy ndeshje, që duhet të mundohemi ti shfrytëzojmë sa më mirë, edhe pse jemi të vetëdijshëm se luajmë ndaj kundërshtarë të vështirë. Megjithatë, duhet të luajmë ashtu si në pjesën e dytë të sfidës me Zvicrën”, është shprehur Xhani De Biazi, pas ndeshjes me Zvicrën.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.