Eko Higjiena

De Biassi: Me pranimin e Kosovës, Shqipëria do të humbë shumë

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Tiranë – Trajnerit italian Gianni de Biasi më shumë se tri pikët që Shqipëria “i humbi” ndaj Islandës (1:2) i dhemb që në skuadër nuk ka futbollistët më të mirë shqiptarë. Ai do të kishte merak që në skuadër të kishte Granit Xhakën, Valon Behramin, Blerim Xhemajlin e sidomos Xherdan Shaqirin.

“Lojtarë të shkëlqyer, të jashtëzakonshëm. Mua më pëlqen shumë Shaqiri, sepse ka shumë personalitet. Ky njeri trupvogël ka një forcë të jashtëzakonshme”, ka thënë De Biasi në një intervistë të transmetuar të mërkurën në emisionin “Opinion” të TV Klan. “Janë të gjithë lojtarë që do të na kishin sjellë një kontribut të rëndësishëm në rritjen e cilësisë”.

Eco Higjiena

Shqiptarët që atij i kanë mbetur peng sot luajnë për Zvicrën dhe janë shtyllë e ekipit helvetik.