De Biasi zbulon listën, ja kush janë lojtarët e ri të Kombëtares
Gianni de Bisi ka zbuluar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen miqësore ndaj Francës.Më në fund selektori i Shqipërië, Gianni de Biasi ka zbuluar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen miqësore ndaj Francës.
Ky takim do të luhet këtë të shtunë, me 13 qershor, në stadiumin e Elbasanit nga ora 20:45, shkruan Gazeta Express.
Risi në listën e trajnerit italian është thirrja e Arbnor Fejzullahut, mesfushorit nga Lugina e Preshevës, i cili luan te skuadra e Partizanit nga Tirana. Ai deri më tani ka luajtur me ekipin U-21 të Shqipërisë.
Kurse, përveç Fejzullahut, trajneri italian ka ftuar edhe mbrojtësin kosovar Amir Rrahmanin, i cili ditë më par nga Partizani i Tiranës u transferua te Rjeka. Edhe ky ka qenë pjesë e ekipit U21, derisa më herët ishte grumbulluar edhe me Kombëtaren A.
Kurse, në listë nuk janë përfshirë lojtarët si: Taulant Xhaka, Shkëlzen Gashi, Mërgim Mavaraj, Amir Abrashi, Debatik Curri e të tjerë. /Express/
Lista e të ftuarve
Portierët :
1) Berisha
2) Hoxha
3) Shehi
Mbrojtësit :
4) Aliji
5) Ajeti
6) Arapi
7) Cana
8) Fejzullau
9) Hysaj
10) Lila
11 Rrahmani
Mesfushorët
12) Kace
13) Basha M.
14) Lila
15) Lilaj
16) Memushaj
17) Roshi
18) Shala
19) Taku
Sulmuesit
21) Cikalleshi
22) Lenjani
23) Sadiku
24) Rama


