Fundamenti

De Biasi vazhdon të merret me Xhakën, tregon arsyet e largimit

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gianni de Biasi vazhdon të flas për mesfushorin Taulant Xhaka, i cili ishte larguar nga Kombëtarja.

Më herët ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi kishte akuzuar Taulant Xhakën se ka ardhur te Shqipëria vetëm se nuk e ftoi Zvicra.

Tashmë thotë se Xhakën në ndeshjet e fundit dhe në Evropian nuk e aktivizoi për shkak se fizikisht ishte më dobët se lojtarët tjerë.

Eco Higjiena

“Pas ndeshjes me Zvicrën ai luajti pak me Francën dhe nuk luajti kundër Rumanisë si titullar. Më pas, nuk luajti titullar me Maqedoninë, Lihtenshtejnin. Me këtë të fundit ishte zgjedhje teknike se pas tre ditësh kishim ndeshje me Spanjën dhe e lashë jashtë që të luante titullar me Spanjën”, tha fillimisht De Biasi gjatë një interviste në Top Story.

“Në ndeshjen kundër Italisë, kundër Izraelit në Elbasan, kundër Italisë nuk mendova ta hidhja si titullar sepse kemi disa instrumente që quhen GPS dhe sa i përket çështjes fizike, kishte një kondicion fizik më inferior se të tjerët. Kjo ka qenë arsyeja”, tha në fund ai. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.