Mobi Casa

De Biasi tregon se a do të largohet nga Shqipëria

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi është duke u kritikuar mjaftë shumë nga tifozët për katër humbjet radhazi, përcjell IndeksOnline.

Në një intervistë për “Panorama.al”, Biasi ka lënë të kuptohet se nuk e ka ndërmend të largohet, duke thënë se situatat e tilla i ka kaluar edhe më parë, dhe ka një pëlqim për to.

“Situata të tilla më bëjnë më të determinuar, më pëlqejnë më shumë momente të tilla. I kam kaluar këto momente kur kam qenë në Serinë A, me skuadra që ishin duke rënë nga kategoria dhe kemi shpëtuar. Dua t’ju them që kur shkuam në Europian ishin të gjithë të kënaqur, të gjithë protagonistë”, ka thënë Biasi.

FIDANISHTJA

Italiani ka thur lëvdata për yllin e Napolit, Elsid Hysaj i cili ishte startues në humbjen kundër Bosnja Hercegovinës.

“Është një nga futbollistët më të mirë që kemi, është një futbollist që dëshiron të luajë gjithnjë, të jetë në fushë. Nëse është për të pushuar, atëherë duhet të pushojë në vend tjetër, por ne nuk kemi shumë mundësi. Është një lojtar me kontribut dhe potencial të madh dhe e hodha në fushë, sepse është pjesë shumë e rëndësishme e këtij formacioni”, ka përfunduar trajneri italian.

Kombëtarja e Shqipërisë ndeshjen e radhës e luan kundër Izraelit në muajin qershor./IndeksOnline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.