Uji Dea

De Biasi provon këtë formacion për ndeshjen me italianët

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Si asnjëherë më pare formacioni i kombëtares së futbollit ka pikëpyetje të mëdha për trajnerin e kombëtares shqiptare të futbollit Gianni De Biasi.

Mungesa e përhershme Berisha, Mavraj, por edhe skualifikimi i Gjimshitit ka hapur skenare të rinj për aktivizimin e disa futbollistëve, në pozicione jo natyrale.

Kështu në portë, Ginani ka dy kandidatura. Strakosha dhe Alban Hoxha, por duket se portieri i Lazios ka marrë kredite shumë nga aktivizimet në Seria A. Këtë ka provuar edhe De Biasi.

FIDANISHTJA

Në të djathë mendohet Hysaj i Napolit dhe në të majtë kapiteni Agolli. Në qendër rikthehet Ajeti , por atë mendohet ta shoqërojë në zemër të mbrojtjes Kukeli, i cili në pozicionin e qendërmbrojtësit është provuar në ndeshjen me Zvicren në evropian.

Tri do te kenë në qendër të mesfushës, Xhaka, Abrashi dhe Memushaj, ndërkohë djathtas mendohet të jete Lila dhe majtas Rishi. Në sulm mendohet që të aktivizohet i vetëm Sadiku edhe ky është një rikthim pas një mungese.

Pra De Biadi mendohet të jetë prapë me skemën e tij të preferuar 4 -5 -1. Gjithësei këto janë prova të italianit në stërvitje, por nuk përjashtohet gjithnjë edhe surpriza para ndeshjes.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.