ARKATANA

De Biasi përsëri ‘godet’ Besart Berishën dhe Milot Rashicën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Në një intervistë të dhënë për mediat në Shqipëri, trajneri i Kombëtares, Gianni de Biasi është pyetur edhe për Besart Berishën dhe Milot Rashicën.

Ai është pyetur se tashëm Berisha ka zgjedhur të luajë për Kosovën, ndërsa De Biasi nuk ka përtuar ta thumboj lojtarin, që nuk vite te Shqipëria duke thënë se është larg nga Australia.

“Lë të grumbullohet për Kosovën. Për të ardhur në Shqipëri ishte shumë e gjatë rruga nga Australia! Mësa duket për të shkuar në Kosovë rruga është më e shkurtër, megjithëse është paksa më në veri se ne! Megjithatë s’ka rëndësi. Në fund të fundit ne shkuam në Evropian pa Besart Berishën!”

HW

Tekniku italian flet edhe për Milot Rashicën.

“Shkuam në Evropian pa Rashicën? Rashica nuk ka qenë kurrë me ne! Ishte me ne në Austri, sepse ishte një lojtar që mund të përzgjidhej nëse më mbushte mendjen mua, po të ishte më i mirë se lojtarët që na çuan deri në Francë. Unë këtë superioritet të tijin nuk e pashë. Aq është e vërtetë, saqë është në stol dhe tek ekipi në kampionatin e tij”, ka thënë De Biasi për konica.al.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.