Uji Dea

De Biasi ndryshon formacionin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kombëtarja shqiptare pritet të pësojë ndryshime për dy ndeshjet e tetorit, ato përballë Lihtenshtajnit dhe Spanjës.

Mosaktivizimi i disa kuqezinjve në skuadrat ku ata luajnë, përballë formës së mirë që po kalojnë disa të tjerë, të cilët janë pjesë e “Shpresave” (U-21) apo janë grumbulluar shumë rrallë me kombëtaren A, duket se ka ndikuar te trajneri Gianni De Biasi, i cili pritet të bëjë rotacion në skuadër, transmeton tch.

Sinjalin e parë e dha trajneri i kampionëve korçarë, Agostinelli, i cili pas fitores me Luftëtarin pohoi se Liridon Latifi është ftuar nga De Biasi për dy ndeshjet e ardhshme.

ARKATANA

Përveç mesfushorit nga Prishtina, në Lihtenshtajn priten dhe të rinj të tjerë. Endri Çekiçi dhe Eros Grezda, që luajnë me Lokomotivën e Zagrebit, mund të jenë nën urdhrat e italianit për ndeshjet e tetorit. Të dy luajnë rregullisht te skuadra kroate, ndërkohë që Grezda shënoi 2 gola brenda 4 ditëve për Lokomotivën, një në kampionat dhe një në kupë.

Jashtë fokusit të De Biasit nuk mund të mbetet sulmuesi Azdren Llullaku, i cili është aktualisht golashënuesi më i mirë i Ligës së parë rumune. 28-vjeçari, i cili ka lindur në Istog dhe është pajisur me pasaportë shqiptare në vitin 2013, luan me Gaz Metan dhe deri tani ka shënuar 8 gola. Llullaku është grumbulluar një herë për sfidën e 7 qershorit me Norvegjinë, por nuk ka luajtur asnjë minutë me kuqezinjtë.

Ende nuk dihet nëse De Biasi do t’i bëjë një vend në “23-she” dy shqiptarëve të Serie A, portierit Thomas Strakosha dhe sulmuesit Rey Manaj. I pari bëri paraqitje mjaft të mira ndaj Milanit dhe Empolit, ndërsa i dyti shënoi golin e barazimit për Pescarën në sfidën ndaj Genoas.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.