United Hospital

De Biasi: Më lehtë kontaktojë me Papën se sa me Abedin Januzajn

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gianni De Biazi ka folur për të disatën herë për Adnan Januzajn. Gjatë emisionit të djeshëm “Mëngjes në AS” në televizionin “Albania Screen”, trajneri i Kombëtares ka lëshuar edhe një batutë, si për të treguar vështirësitë që po has federata për të kontaktuar me babanë e talentit të Mançester Junajtid.

“Nuk e dimë. Unë dhe drejtuesit e federatës kemi bërë të pamundurën për ta kontaktuar, por problem është babai i tij, i cili nuk kthen qoftë edhe një përgjigje normale. Për batutë, më kollaj më duket të lidhem me Papa Françeskun sesa me Abedin Januzajn. Nuk e di se çfarë do të bëhet, por në lojë janë futur tashmë edhe Turqia, Belgjika dhe Anglia. Ne nuk kemi pasur asnjë kontakt, ndaj nuk di të them nëse duhet të kemi shpresa se ai mund të luajë për ne apo jo”, ka deklaruar De Biasi.

FIDANISHTJA

Ai ka folur edhe për mundësinë e largimit të kosovarëve në drejtim të Përfaqësueses së Kosovës. “Jua thashë, kjo gjë nuk më shqetëson. Të gjithë kanë të drejtë të bëjnë zgjedhjet e tyre. Normal që për këto kualifikime lista e Kombëtares nuk do të jetë kaq e madhe, ndaj cilido nga këta lojtarë që e shikon veten jashtë planeve të mia mund të shkojë të luajë për Kosovën”.

Ai ka vlerësuar lart edhe golin e Valdet Ramës me Valladolidin. “Po, ishte një supergol dhe një Valdet Ramë i jashtëzakonshëm. Më besoni, unë nuk arrij ta kuptoj atë djalë. Nuk e di se çfarë ka në kokë dhe për çfarë arsye nuk ka mundur të shprehet si duhet në fushën e lojës. Ai është një superlojtar, me talent dhe për më tepër edhe një djalë i mirë, i përulur. Gjykoj që nuk e kemi parë ende Valdet Ramën e vërtetë”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.