De Biasi mbështet Etrit Berishën
Gianni De Biasi, ka folur edhe njëherë tjetër për të ardhmen e kuqezinjve, e për shortin e Evropianit
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka thënë se portieri Etrit Berisha është lojtar i talentuar, por që Lazio nuk po i jep shumë hapësira.
Ndër të tjera, Gianni De Biasi ka folur edhe njëherë tjetër për të ardhmen e kuqezinjve, e për shortin e Evropianit, shkruan Panorama Sport.
“Ai po rritet gjithmonë e më shumë, por i duhet që të qëndrojë nën hijen e Marketit, si portier i dytë. Mendoj se meriton më shumë hapësirë, çka do të na ndihmonte në Kombëtare, por edhe vetë Lacion. Ai është portier që ka reflekse dhe talent”, është shprehur trajneri.
De Baisi ka folur edhe një herë për çështjen me sulmuesin e Interit, ndërkohë që trajneri ka edhe një habi për kapitenin e Peskaras.
“Me Manajn u krijua një situatë e pakëndshme, pasi ai i keqkuptoi fjalët e mia, por kjo gjë u sqarua shumë shpejt. Jam i habitur sesi një futbollist si Memushaj nuk luan në Serinë A. Sa i përket Hysajt, është i ri me shumë karakter dhe me një të ardhme të ndritur”, ka deklaruar De Biasi.


