Mobi Casa

De Biasi lavdëron Ujkanin

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Trajneri italian i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi ka vlerësuar lartë cilësitë e portierit kosovar të Palermos, Samir Ujkanit.

Ai nuk i vë faj Ujkanit që Palermo ka pranuar 11 gola në shtatë xhiro në Serie A të Italisë. “Ujkani është një portier shumë i mirë. Unë nuk mendojë se Palermo duhet të përqendrohet te portierët tjerë.

Mobi Casa

Është e qartë që në xhirot e para ai ishte në një pozitë të vështirë për shkak të ekipit në përgjithësi, por unë nuk mendojë se ka faj të veçantë për golat që ka pranuar Palermo. Mbrojtja nuk varet vetëm nga portieri”, ka thënë De Biasi, njofton “palermo24.net”.

Palermo zë vendin e 17-të me vetëm pesë pikë. Ka pranuar 11 gola, kurse ka shënuar vetëm gjashtë. Ujkani në ndeshjen e Shqipërisë kundër Sllovenisë (1:0) në eliminatoret për botërorin “Brazili 2014” u la në stol nga De Biasi.