UBT

De Biasi: Largohem nëse s’kam objektiva të njëjta me FSHF-në

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti 2016 ishte historik për skuadrën tonë përfaqësuese pasi dhuroi kualifikimin në një fazë finale të Evropianit për herë të parë që nga krijimi i federatës shqiptare të futbollit më 1930.

Në lidhje me këtë arritje, por edhe me të ardhmen e tij, trajneri i kuqezinjve Gianni de Biasi iu përgjigj në studion e “Ora Skaner” një paneli të përbërë nga personalitete që me sportin nuk i lidh profesioni , por pasioni. Tekniku italo-shqiptar deklaroi se shpreson që suksese të tilla të përsëriten duke theksuar se kjo kombëtare është e projektuar drejt një ardhmërie të shndritshme

“Shpresoj që në historinë e Shqipërisë të ketë momente të tjera të rëndësishme, por duhet të thënë se puna që është bërë vitet e fundit e dërgoi kombëtaren shqiptare në maja sepse mësimi më i mirë që mësuam është të besosh tek cilësia. Sot besoj se kombëtarja ka vazhdueshmëri, me një të ardhme.

FIDANISHTJA

De Biasi nuk mund të mos prekte çështjen e marrëdhënies me federatën shqiptare dhe kontratën që e lidh me Shqipërinë deri në fund të 2017-së, teksa shtoi se nëse një ditë nuk kanë objektiva të njëjtë me FSHF-në, atëherë rrugët do të ndahen.

“Nëse nesër apo pasnesër objektivat tona nuk janë të njëjta, atëherë unë do largohem dhe do shkoj në rrugën time”, tha trajneri i kombëtares shqiptare, i cili foli edhe në lidhje me dy talente që nuk luajnë për kuqezinjtë, në rastin e Dionis Avdijajt sepse nuk e zgjodhi Shqipëria, kurse në atë të Milot Rashicës ishte lojtari që vendosi të largohej drejt Kosovës.

“Bëra 800 km rrugë për ta parë. Pashë ndeshjen e Sturm Grazit dhe nuk pashë asgjë. Sot është më shumë i famshëm për klauzolën që Schalke 04 i vendosi se ajo që bën në fushën e lojës çdo javë. Rashica zgjodhi të luajë për Kosovën dhe kjo është një zgjedhje që e ka bërë me qetësi të plotë. Pavarësisht paraqitjeve që shoqëruan kualifikimin në Evropian, ku më së shumti zhgënjeu humbja me Izraelin, 2016-a do të mbetet gjithnjë viti i Shqipërisë”, tha italiani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.