De Biasi: Ky futbollist është lideri i Shqipërisë
Selektori i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka lëshuar një intervistë ekskluzive për “Performgroup.com”, ku është përqendruar natyrisht te kombëtarja jonë dhe ka lavdëruar shumë kapitenin Lorik Canën.
“Lorik Cana është lideri i ekipit në dhomat e zhveshjes. Po flas si lojtar në fushë, por edhe jashtë saj. Më ndihmon shumë me gjuhën, duke përkthyer çdo gjë në italisht, pasi e zotëron mirë. E di se ka pasur disa probleme fizike këtë sezon, por për ne mbetet një lojtar shumë i rëndësishëm”, deklaroi De Biasi, përcjell “Albeu.com”.
“Kemi disa lojtarë të mirë, që kanë kaluar nga Zvicra në Serinë A italiane. Jemi një kombëtare që nuk mbërrin rastësisht në Europian, sepse kemi një grup me mjaft cilësi, që mbi të gjitha ka në kokë konceptin e skuadrës”, u shpreh ai.


