HW

De Biasi: Ky do të jetë pasardhësi im tek Shqipëria!

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Trajneri Gianni De Biasi është vlerësuar sot nga Ministria e Arsimit dhe Sportit me një çmim mirënjohjeje, shkruan Panorama Sport.

Pasi ka marrë çmimin, italiani foli për mediat e pranishme duke thënë se tashmë Shqipëria është një kombëtare e kërkuar nga trajnerët të cilët e shohin si një mundësi për t’u reklamuar.

UBT

“Presidenti Duka do të bëjë një kërkim të kujdesshëm dhe nuk do të lërë pas dore asnjë detaj. E rëndësishme është që trajneri i ri të jetë një zgjedhje e mirë që Shqipëria të rritet dhe të përmirësohet. E kam ende të nxehtë telefonin, sepse Shqipëria është bërë një kombëtare interesante. Sot kuqezinjtë janë një skuadër që u japin mundësinë trajnerëve të reklamohen, sepse Shqipëria ka mundësi të kualifikohet në Europianin e ardhshëm dhe janë të shumtë ata që interesohen”, u shpreh De Biasi.

I pyetur për emrat e mundshëm që mund ta zëvendësojnë, ai zgjodhi të përgjigjej me batutë duke përmendur tre trajnerë italianë të niveleve më të lartë: “Lipi, Kapelo ose Trapatoni.”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.