De Biasi këshillon Lazion: Berisha meriton më shumë hapësira
Ka ardhur edhe një reagim nga trajneri i Shqipërisë Gianni De Biasi në lidhje me portierin Etrit Berisha.Sipas De Biasit, Berisha duhet të ketë më shumë hapësirë, çka do t’i ndihmonte Kombëtares por edhe vetë skuadrës së Lazios.
“Ai po rritet gjithmonë e më shumë, por i duhet që të qëndrojë nën hijen e Marchetit, si portier i dytë”.
“Mendoj se meriton më shumë hapësirë, çka do të na ndihmonte në Kombëtare, por edhe vetë Lazion. Ai është portier që ka reflekse dhe talent”, tha trajneri italian i Shqipërisë.
Lazio sonte përballet me Milanin dhe Berisha përsëri pritet të jetë në bankën rezervë. /Telegrafi/


