UBT

De Biasi kërkon Nuhiun e Shkurtajn

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Problemet në repartin e sulmit e kanë detyruar Gianni de Biasit që të shohë alternativa të tjera. Vasil Shkurtaj dhe Atdhe Nuhiu janë dy opsione të trajnerit të Kombëtares shqiptare.

Vasil Shkurtaj dhe Atdhe Nuhiu janë opsione të Kombëtares shqiptare për sulmin, duke qenë se Hamdi Salihi sapo arriti të sigurojë një skuadër, ndërsa Edgar Çani ka luajtur shumë pak gjatë dy viteve të fundit.

Vëzhgimi Shkurtaj është i vetmi futbollist i përfaqësueses shqiptare që luan në kampionatin holandez. Ai është aktivizuar gjithsej 6 ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar një gol. 21-vjeçari ka treguar se është përmirësuar ndjeshëm dhe se mund të marrë përgjegjësi mbi vete, ashtu sikundër bëri dy vite më parë edhe Armando Sadiku.

UBT

Mësohet se trajneri i përfaqësueses shqiptare, Gianni de Biasi, do të shkojë ta shohë personalisht nga afër në ndeshjen që Shpresat që do të luajnë në fillim të marsit në Austri, raporton Panorma Sport.

Kurse, edhe Atdhe Nuhiu pëlqehet shumë nga stafi i Kombëtares dhe kanë nisur procedurat për pasaportë shqiptare, por duhet të heqë dorë nga pasaporta austriake. Ish-sulmuesi i Shpresave të Austrisë ka shprehur interesimin që të luajë me Shqipërinë, por, megjithëse u kërkua një rrugë e ndërmjetme që ai të mos heqë dorë nga pasaporta austriake (i nevojitet për motive familjare), duket e pamundur që të luajë me Shqipërinë nëse nuk e bën këtë.

Për momentin sulmuesi 24-vjeçar i Sheffield Wednesday në Angli është i pavendosur. Ndërkaq, mësohet se trajneri De Biasi ka kërkuar që të ndiqet me kujdes dhe të shihet çdo mundësi për afrimin e lojtarit, pasi ai mund të jetë një alternativë e mirë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.