RCCOLA

De Biasi kërkon fitore ndaj Rumanisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shqipëria sot do të luajë ndeshje miqësore ndaj Rumanisë në një përgatitje të mirë për përzgjedhësin, Gianni De Biasi.

Ky i fundit do të ketë mundësinë për ta parë nga afër formën e skuadrës së tij, teksa më pas do të luajë edhe me Hungarinë e San Marinon.

E, para takimit miqësor ndaj rumunëve, De Biasi ka theksuar se do të përballen ndaj një kundërshtari të fortë, mirëpo përsëri do ta kërkojnë vetëm fitoren.

“Pres të shikoj sesi do të sillet në fushën e lojës skuadra ime, teksa përballë do të ketë një kundërshtar të një niveli të fortë. Pres të shikoj një sjellje të një skuadre, e cila tenton të bëjë lojën e vet dhe jo thjesht të mbrohet. Gjithashtu pres që lojtarët të mund të shfrytëzojnë çdo mundësi që do u jepet para portës kundërshtare”, u shpreh De Biasi.

Hidromorava

“Unë dua gjithnjë të fitoj nëse është e mundur. Rezultati është gjithnjë i rëndësishëm për mua, pavarësisht se kemi të bëjmë me një miqësore”, shtoi tutje trajneri italian.

Ndryshe, Rumania ka 10 fitore ndaj Shqipërisë, përkundër dy fitoreve që ‘kuqezinjtë’ kanë ndaj rumunëve, teksa tri takime janë mbyllur baras.

Sfida mes Rumanisë e Shqipërisë zhvillohet sot nga ora 19:00.