ARKATANA

De Biasi: Januzaj do të pendohet që nuk e zgjodhi Shqipërinë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gianni De Biasi, selektori i Kombëtares shqiptare, mendon se Adnan Januzaj do të pendohet që zgjodhi Belgjikën para Shqipërisë.

Adnan Januzaj do të pendohet që zgjodhi Belgjikën para Shqipërisë. Kështu mendon trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi. Sulmuesi i Manchester Unitedit nuk është ftuar fare nga përfaqësuesja belge për Kampionatin evropian, dhe kështu Euro 2016 do ta shikoj nga televizori.

Strategu italian, gjatë një intervistë për “Tonight Ilva Tare”, ka rrëfyer se si është injoruar keq nga babai i Januzajt, Abedini, përcjell Express.

ARKATANA

“Januzajn e kisha fshirë nga koka për një arsye shumë të thjeshtë. Sepse besoj se aty kishte një problem që lidhej me babanë që sipas meje në mënyrë thuajse të paedukuar, as nuk iu përgjigj kërkesës sime për takim për të folur me të duke qenë se është ai që duhet të përcaktojë interesin e të birit. Unë mendoj se sot Januzaj mund të pendohet për zgjedhjen që ka bërë. Belgjika është sigurisht një skuadër e madhe”, ka deklaruar italiani

“Pas atij momenti e keni takuar më Januzajn? Kurrë më. Nuk kam dëgjuar më, por unë e kam ndjekur për një kohë të mirë. Kam marrë me vete edhe kryeministrin dhe njerëz të tjerë të rëndësishëm. Nuk ka qenë e mundur të takoheshim, as për të folur, për të thënë që jo, nuk më intereson. Asnjë përgjigje”, ka theksuar strategu i Shqipërisë. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.