De Biasi: Ja sa milionë kam refuzuar për Shqipërinë
Gianni De Biasi ka konfirmuar edhe një herë se do t’i mbetet besnik Shqipërisë, derisa ka zbuluar se cili ekipi është munduar ta josh me para të majme.Gianni de Biasi ka refuzyar oferta milionëshe vetëm për ta dërguar Kombëtaren shqiptare në Euro 2016. Këtë e ka konfirmuar vetë trajneri italian në në një intervistë për Top Albania Radio, në emisionin “Sokol Balla Live”.
“Po, unë kam patur oferta dhe po ju them një prej tyre: ka qenë Olympiakos, një ofertë që më ka ardhur shtatorin e shkuar. Unë iu përgjigja negativisht, pasi doja t’i çoja përpara këta djem deri në fund të kësaj aventure europiane.”, ka deklaruar ai.
“Më pas, mund të them se kam pasur edhe të tjera oferta nga federata shumë më të pasura se ajo e Shqipërisë. Këtë dimër i kam treguar presidentit një mesazh me një ofertë për 1.5 milionë euro në vit, për një kontratë 2-vjeçare, pra, refuzova 3 milionë euro nga Emiratet e Bashkuara Arabe, duke mos e marrë fare në konsideratë ofertën”, shtoi italiani. Express/


