UBT

De Biasi izolon Kombëtaren shqiptare

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në një ambient të izoluar, e gjithë Kombëtarja shqiptare është vënë nën urdhëratë e trajnerit Giani de Biasi.

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur grumbullimin për dy miqësoret ndaj Francës dhe Italisë. Në një ambient të izoluar në kompleksin Tropikal, ashtu siç ndodhi edhe përpara sfidave me Danimarkën dhe Serbinë muajin e kaluar, e gjithë skuadra është vënë nën urdhëratë e trajnerit Giani de Biasi.

Italiani ka bërë të ditur se skuadra do të përgatitet për këto dy miqësore në qetësi absolute, teksa risia në vigjilje të këtyre dy sfidave është seanca me dyer të hapura për mediat në dy ditët e para.

Fundamenti

Programi i Kombëtares Shqiptare për të martën dhe të mërkurën parashikon seancë stërvitore në orën 17:30, teksa dalja e parë për shtyp do të jetë në konferencën e së mërkurës në orën 12:00 të trajnerit Giani de Biasi dhe kapitenit Lorik Cana.

Ndërkohë, nisja drejt Rene do të bëhet të enjten në orën 11:00 dhe pas dy orë udhëtimi me carter skuadra kombëtare do të mbërrijë në destinacion, për të kryer një seancë stërvitore në orarin e ndeshjes pikërisht në stadiumin ku një ditë më pas do të zhvillohet miqësorja e luksit me Francën.

Një ditë më pas, të shtunën e 15 nëntorit skuadra do të udhëtojë po me carter drejt Genoas, ku do të vijojë përgatitjet për miqësoren e shumëpritur me Italinë më 18 nëntor

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.