United Hospital

De Biasi: Italia nuk do ta ketë të lehtë ndaj Shqipërisë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Shqipëri-Itali është padyshim një ndeshje e veçantë për Gianni De Biasin, trajnerin italian me pasaportë shqiptare e madje edhe me një nofkë popullore mes shqiptarëve gjatë kohës së drejtimit të Kombëtares Kuqezi, Gani Abazi. Një rast që nuk mund t’i shpëtonte medieve italiane për t’i shkëputur një intervistë para përballjes në Shkodër.

Me pozitat e Venturës që lëkunden, “Gazzetta Dello Sport” madje kujton se ishte ai një ndër kandidatët kryesorë për t’u bërë trajner i Italisë pas largimit të Antonio Contes, por nuk arriti të lirohej nga detyra e trajnerit të Kombëtares Shqiptare me De Biasin që konfirmon në intervistën e tij se nuk i erdhi mirë që në stolin e të kaltërve shkoi Ventura.

“U ndieva paksa i vjedhur, pasi isha në avantazh, – thotë De Biasi duke shtuar- “Por, isha i impenjuar me Shqipërinë dhe nuk ja dola të lirohem”.

“Shkoi ndryshe dhe tani nuk ka aspak xhelozi. Me Maqedoninë mund dhe duhej të fitonim, por futbolli rezervon edhe surpriza. Por, do të kualifikohemi edhe pse në Shkodër do të jetë e vështirë”.

Pikërisht për ndeshjen e kësaj të Hëne, De Biasi që e njeh natyrisht mirë Shqipërinë, paralajmëron italianët se çfarë i pret në “Loro Borici”.

Eco Higjiena

“Shqipëria, është dhe mbetet larg teknikisht dhe për njëmijë motive të tjera, histori, kualitet individësh apo eksperiencë, por nuk i mungon grinta, agresiviteti dhe dëshira për të befasuar”, përcjell SS.

“Me Panuccin kanë edhe diçka më tepër, dëshirën e lojtarëve për t’i rënë në sy trajnerit të ri. Pikët e tyre të forcës? Janë vendosmëria dhe organizimi”.

Pasi shprehet për aventurën aktuale te Alaves ku saktëson se ishte ai vetë që deshi një eksperiencë jashtë Italisë, De Biasi shfaqet goxha i sigurt për kualifikimin e të kaltërve në Botërorin rus teksa thotë.

“Do të shkojmë në Botëror me 100% nëpërmjet play-off-it, nëse nuk ndodh diçka e pazakontë. Si skuadër mund vetëm të rritemi, dhe në momentet vendimtare bëhemi më kompaktë. Nuk është ky rasti, por shpesh na duhet të prekim fundin për ti dhënë formë dëshpërimit. Gjithsesi play offi nuk është një tragjedi”, përfundoi ish-trajneri i Shqipërisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.