De Biasi: Hap përpara për Kosovën

Gianni De Biasi ndihet mirë kur e sheh futbollin kosovar duke i thyer sadopak barrierat. Ai e vlerëson si hap pozitiv zhvillimin e ndeshjeve miqësore nga ana e Përfaqësueses së Kosovës, duke shpresuar që futbolli ynë ta bëjë shumë shpejt hapin e radhës.
“Ne të gjithë urojmë që Kosova sa më shpejt të luajë ndeshje zyrtare dhe futbolli kosovar të pranohet ndërkombëtarisht. Me zhvillimin e ndeshjeve miqësore, Kosova e ka bërë një hap përpara”, ka thënë përzgjedhësi i Kombëtares shqiptare, në një bisedë për “Zërin”.