Eko Higjiena

De Biasi fton Shalën, Rama mbetet jashtë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gianni De Biasi e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen ndaj Portugalisë e cila do të zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Euro 2016. Italiani ka ftuar për herë të parë Herolind Shalën, derisa jashtë listës e ka lënë Valdet Ramën.

Selektori i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi e ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Portugalisë e cila do të zhvillohet me 7 shtator në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016.

Në mesin e 24 të ftuarve nuk është Valdet Rama, një ditë më herët nënshkoi me Munchen 1860, derisa risi është thirrja e Herolind Shalës.

Talenti kosovar kishte marrë edhe ofertë nga përfaqësuesja e Norvegjisë, por kishte deklaruar se ekipi kuqezi është prioritet për të.

Pjesë e listës nuk janë as dy të dëmtuarit, Migjen Basha e Alban Meha, ndërsa që mungon edhe Armando Sadiku.

Kurse, ekipi do t’i bashkohet Burim Kukeli, që ishte i lënduar, dhe Taulant Xhaka, ende nuk ka debutuar me ekipin kuqezi edhe pse kishte ftesën e De Biasit disa herë.

Lista e të ftuarve

1. Etrit Berisha

2. Orges Shehi

3. Ansi Agolli

4. Lorik Cana

5. Debatik Curri

6. Elseid Hysaj

7. Emir Lenjani

8. Andi Lila

9. Mergim Mavraj

FIDANISHTJA

10. Amir Abrashi

11. Ervin Bulku

12. Ergys Kace

13. Burim Kukeli

14. Taulant Xhaka

15. Emiljano Vila

16. Bekim Balaj

17. Sokol Cikalleshi

18. Shkelzen Gashi

19. Jahmir Hyka

20. Edmond Kapllani

21. Odise Roshi

22. Hamdi Salihi

23. Armando Vajushi

24. Herolind Shala

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.