De Biasi: Fitore e madhe për një vend të vogël

Fitorja e Shqipërisë kundër Portugalisë, në ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2016, vazhdon të mbetet temë e “nxehtë” në mediat e huaja. Është radio italiane Radio Deejavy, mediumi i radhës që ka zhvilluar një intervistë me përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni De Biasin.
Tekniku italian e pranon se kjo fitore ishte e madh dhe shumë e rëndësishme për një vend si Shqipëria.
De Biasi është i vetëdijshëm se kuqezinjtë ndodhen në një grup të vështirë, por ai shpreson se Shqipëria mund të shkojë larg në eliminatorët e Euro 2016.
“Fitore e madh për një vend të vogël. Ne morëm avantazhin e mungesës së Ronaldos. Ata nuk dhanë lojën e tyre më të mirë”, ka thënë De Biasi.
“Objektivi ynë nuk është vendi i pestë. Ne do të përpiqem edhe nuk kushton asgjë të ëndërrojmë”, tha ai.
Shqipëria sfidën e radhës e luan më 11 tetor në Elbasan Arean kundër Danimarkës. /Telegrafi/