De Biasi: Evropiani më i vështirë se Botërori

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

“Shpresoj që Ronaldo të mos jetë mirë, por jo vetëm ai. Do të jenë një skuadër që kërkon revansh pas botërorit zhgënjyes”

Gianni De Biasi nuk rri pa folur për kuqezinjtë. Në prag të sezonit 2014-15 ai ka analizuar ekipin e Lazios, duke nisur nga dyshja shqiptare dhe më pas eliminatoret e Europianit. Për mikrofonin e ‘Lazio Style’ ai është shprehur: “Kam ndjekur Berishën e Canën në parakampionat. Kanë punuar shumë mirë të dy. Mëkat për problemin fizik të Etritit, por besoj se ka rikuperuar 100%. Loriku më telefonoi dje dhe më 1 shtator do të takohemi për eliminatoret. Shpresoj që ata të jenë mirë fizikisht dhe mendërisht”.

Pas bëtororit që e prekën pak, tani qëllimi është Francë 2016. Kemi një grup shumë të vështirë me Portugalinë, Danimarkën, Serbinë e Armeninë. Skuadra të vështira dhe me vlera të mëdha. Janë kualifikuese më të vështira sesa Botërori. Nëse bëjmë ndeshje të mëdha ia dalim në të gjitha fushat. Shpresoj që Ronaldo të mos jetë mirë, por jo vetëm ai. Do të jenë një skuadër që kërkon revansh pas dëshpërimit në botëror. Luzitanët në Brazil dështuan por në eliminatore gjithmonë janë ndryshe dhe fitojnë në çdo fushë”, është shprehur De Biasi.

S’e donte Serbinë

RCCOLA

Gianni De Biasi është i pakënaqur me faktin se ka në grup Serbinë. Jo vetëm sepse kemi të bëjmë me një kundërshtar cilësor, por sepse kjo ndeshje mbart në vetvete edhe tension të lartë ekstra-futbollistik. I ftuar në emisionin “Kontrata” të Sonila Meços në “Agon Channel”, kohë më parë trajneri i Shqipërisë ka deklaruar: “Sapo doli emri i Serbisë, më erdhën shumë mesazhe nga tifozët, të cilët thoshin: ju lutem ndeshjen e kthimit ta bëjmë në Shqipëri, ndërsa të parën jashtë Shqipërisë.

Megjithatë, unë mendoj se ka qenë një zgjedhje shumë e gabuar nga ana e UEFA-s që nuk vuri një opsion që, nëse ne do na binte në grup me Serbinë, të mos na linin të luanim me njëri-tjetrin. Kjo për motivimin e vetëm të sigurisë publike, sepse e dimë cilat janë problemet dhe ngjarjet që kanë ndodhur jo shumë kohë përpara. UEFA vendosi që Azerbajxhani të mos takohej me Armeninë. Kjo u shmang për arsye sigurie dhe mendoj se e njëjta gjë duhet të ndodhte me Serbinë. Mendoj se do ishte një zgjedhje inteligjente”, ka thënë De Biasi.

Kombëtarja përgatitet në Spanjë

Kombëtarja shqiptare do të kryejë fazën përgatitore në Spanjë për ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2016. Vendi ku kuqezinjtë do të vendosen do të jetë qyteti La Coruna.