De Biasi: E tmerrshme, pash tifozin duke kafshuar Canën

Gianni De Biasi ka mbetur i tronditur pas takimit Serbi-Shqipëri.Përzgjedhësi italian i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka mbetur i shokuar me ngjarjet në ndeshjen Serbi-Shqipëri.
Duke i rrëfyer ato për mediat italiane, ai deklaroi se shumë futbollistë të tij mbetën të lënduar nga sulmet e policisë dhe tifozëve.
“A kisha frikë? Po, sepse kam menduar se ndonjë polic, në kërkim të fluturakes, do të na sulmonte. Dëshironin me çdo kush ta gjenin provën, për ta justifikuar moskapacitetin për ta mbajtur rendin”, u shpreh De Biasi.
“Pamjet, të cilat nuk do t’i harroj kurrë, janë ato të Canës, i cili u godit nga një pjesëtar sigurimi dhe u kafshua nga një tifoz. Kukelit dhe Xhakës ua kanë thyer hundën, kurse Lenjani është goditur në njërin sy”, shtoi tutje përzgjedhësi i Shqipërisë.