Hidromorava

De Biasi: Duam rezultat pozitiv ndaj Francës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kombëtarja e Shqipërisë do të shfrytëzojë ndeshjen ndaj Francës për t’u përgatitur sa më mirë për sfidat eliminatore që e presin në vjeshtë. Por kjo nuk do të thotë se “kuqezinjtë” nuk do të kërkojnë rezultat pozitiv në ndeshjen me gjigantin evropian të futbollit. Kështu ka thënë përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni de Biasi, të premten pasdite, në konferencë shtypi.

Miqësorja ndërmjet Shqipërisë e Francës luhet të shtunën (sot, 18:00) në Elbasan. Franca, që e organizon evropianin e vitit të ardhshëm luan miqësore me të gjitha përfaqësueset e Grupit I eliminator. Më 14 nëntor në Rennes, futbollistët e Shqipërisë u paraqitën fuqishëm dhe morën barazim 1:1 ndaj Francës.
De Biasi ka thënë se Shqipërinë e pret ndeshje e vështirë.

“Luajmë ndeshje të vështirë kundër një rivali shumë të fortë. Franca vjen pas ndeshjes së humbur me Belgjikën dhe do të kërkojë të bëjë kthesë pikërisht kundër neve”, ka thënë De Biasi në konferencë.

Mobi Casa

“Franca tashmë njeh lojën tonë dhe kjo është negative për ne. Unë do t’u jap një mundësi të gjithë futbollistëve që kanë luajtur pak në ndeshjet e kaluara. Ndaj Francës ata do të kenë rastin të tregojnë se sa vlejnë. Objektivi ynë është që të testojmë veten dhe të përgatitemi për ndeshjet e shtatorit, por kjo nuk do të thotë se ne nuk kërkojmë rezultat pozitiv nesër (të shtunën v.j.) ndaj Francës”, ka shtuar tekniku italian.

Shqipëria po e kërkon kualifikimin e parë në një ngjarje të madhe dhe është në mes të një cikli të suksesshëm eliminator. Është në vendin e tretë në grup, që në fund siguron barazhin për evropian. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.