De Biasi: Dua të fitoj ndeshjen e parë si shqiptar
Selektori i Shqipërisë, Gianni de Biasi është i lumtur që u dekretua me shtetësi shqiptare.
Dhe, ai dëshiron ta festojë atë duke mposhtur Armeninë të dielën, në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016.
“Dua të fitoj ndeshjen time të parë si shqiptar”, shkroi De Biasi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, bashkangjitur me fotografinë e dekretimit.


