UBT

De Biasi: Do të vazhdojmë të përkundim ëndrrën Europiane

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Sipas të përditshmes italiane në Tiranë, por dhe në të gjithë Shqipërinë, ëndrra për kualifikimin në Euro 2016 është reale dhe konkrete.

Shtatë pikë në katër ndeshje, po aq sa Danimarka dhe dy më pak se Portugalia. Në këtë mënyrë e nis shkrimin e saj dedikuar përfaqësueses shqiptare e përditshmja italiane “La Repubblica”, që i bën jehonë paraqitjes së kuqezinjve në eliminatoret e Europianit 2016 duke kujtuar gjithashtu se Shqipëria mund të kishte dhe më tepër pikë në renditje nëse nuk do të kishin ndodhur dhe ngjarjet e turpshme të Beogradit, aq sa mund të ishte ajo në krye të Grupit I.

Sipas të përditshmes italiane në Tiranë, por dhe në të gjithë Shqipërinë, ëndrra për kualifikimin në Euro 2016 është reale dhe konkrete, për meritë dhe të Gianni De Biasit, që drejton kuqezinjtë që prej vitit 2011.

ARKATANA

Vetë trajneri për mediat italiane megjithatë kërkoi të qëndronte me këmbë në tokë duke theksuar se Shqipëria do të provojë të përkundë këtë ëndrrën deri në fund duke kërkuar nga lojtarët që të vlerësojnë cdo ndeshje si një finale.

De Biasi u rikthye të flasë dhe për ngjarjet e Beogradit duke deklaruar se humbja 3-0 në tavolinë me Serbinë, i ndjek ende, aq më tepër që ende nuk e di pse u dha ai vendim në dëm të Shqipërisë.

De Biasi nuk i kursen as ironitë kur thotë se Shqipëria është penalizuar ndoshta sepse nuk u arratis nga fusha.
Duke qenë se pikërisht Serbia është e fundit në grupin tonë me vetëm 1 pikë, De Biasi deklaroi se teknikisht serbët janë skuadra më e mirë e grupit tonë dhe është e vështirë të kuptohet se pse ka kaq shumë vështirësi në marrjen e rezultateve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.