ARKATANA

Davutoglu: Turqia do ta ndihmojë fuqizimin e Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka njoftuar MPJ e Kosovës.

“Hoxhaj dhe Davutoglu kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata rajonale. Në këtë kontekst, kryediplomati kosovar ka vlerësuar se çështje kyçe për Ballkanin është bashkëpunimi rajonal. Lidhur me dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë, Hoxhaj ka thënë se kaptina e normalizimit të marrëdhënieve mund të shkruhet vetëm përmes implementimit të marrëveshjes së Brukselit” thuhet në njoftimin e MPJ’së.

Uji Dea

Sipas MPJ’së, Hoxhaj gjatë bisedës e ka njoftuar homologun turk edhe për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës dhe për forcimin e pozitës ndërkombëtare, përmes njohjes universale të saj. “Davutgolu, ndërkaq, ka vlerësuar lart progresin në Kosovë, si dhe ka rikonfirmuar mbështetjen e Turqisë për fuqizimin e gjithanshëm të shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”.

Davutoglu aktualisht ndodhet për vizitë zyrtare në Shqipëri, ku gjatë takimit me Ministrin e jashtëm Ditmir Bushati ka bërë të ditur se dy qeveritë, ajo e Turqisë dhe e Shqipërisë do të mbajnë mbledhje të përbashkëta.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.