Uji Dea

Daut Xhemajlit i ngritët edhe një aktakuzë

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan , Departamenti për krime të rënda ka ngritur aktakuzë ndaj Daut Xhemajlit, Avdulla Eminit, Sabri Sherifit, Tahir Lubishtanit, Ridvan Ademit dhe Musa Hasanit. Të gjithë këta të akuzuar dyshohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Daut Xhemajli kryetar i degës së PDK-së në Viti dhe zëvendësministër i Drejtësisë do të përballet edhe me një aktakuzë të dytë, kjo pasiqë Prokuroria Themelore e Gjilanit ka ngritur një aktakuzë të dytë kundër tij, raporton rajonipress.

Kësaj radhe Prokuroria Themelore e Gjilanit, Departamenti për krime të rënda ka zgjeruar rrethin e të akuzuarve.

Sipas aktakuzës që e ka ngritur prokurori Isuf Sadiku , për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dyshohen Daut Xhemajli, në cilësinë e ish shefit të administratës dhe Personelit në Komunën e Vitisë, Avdullah Emini shef i zyrës së prokurimit në Viti, Sabri Sherifi inxhinier, Tahir Lubishtani zyrtar i teknologjisë Informative në Viti, Ridvan Ademi koordinator i kryetarëve të fshatrave dhe Musa Hasani teknik medicinal në QKMF në Viti.

Uji Dea

Sipas aktakuzës Daut Xhemajli dyshohet se me qëllim të shkaktimit të dëmit për personin tjetër ose për organizatën e biznesit, shpërdoron pozitën e tij zyrtare duke tejkaluar detyrat zyrtare, në atë mënyrë që shkel legjislacionin përkatës të Ligjit të prokurimit duke lidhur kontratë për punë ka zhvilluar aktivitetet e prokurimit në vlerë prej 7.936.13 euro me kompaninë “Kristal” nga Vitia.

I akuzuari i dytë Avdullah Emini dyshohet se ka vazhduar në mënyrë të kundërligjshme kontratën për punë me operatorin ekonomik”Izi Petroll” nga Vitia, për furnizim me derivate të naftës për automjete, gjenerator dhe për nxemje qendrore.

Të akuzuarit Tahir Lubishtani, Ridvan Ademi dhe Musa Hasani, dyshohen se e kanë shpallur fitues në mënyrë të kundërligjshme operatorin ekonomik “Atom Med” nga Prishtinës.

Kurse Sabir Sherifi dyshohet se ka lejuar pagesën e mjeteve para përfundimit të punimeve në shumë prej 32.585.00 euro operatorit ekonomik “Ballkan Projekt” nga Vitia thuhet në aktakuzë ./rajonipress/