UBT

Daut Xhemajlin e “shpëton” ekspertiza financiare

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Ekspertiza financiare e kryer nga Riza Blakaj nuk e bënë fajtor Daut Xhemajlin. Sipas ekspertizës në lëndën e Xhemajlit më shumë ka lëshime administrative e procedurale, por jo edhe dëmtim të buxhetit komunal.

Prokuroria e Qarkut në Gjilan kishte nisur zyrtarisht hetimet ndaj Daut Xhemajlit, Avdullah Eminit, Bardhok Jetishit, Sabri Sherifit, Tahir Lubishtanit, Ridvan Ademit, dhe Musa Hasanit. Të gjithë këta dyshoheshin për veprën penale “shpërdorim i detyrës zyrtare”.

Prokuroria e Qarkut në Gjilan para se të vendos nëse do të ngre apo jo aktakuzën , ka kërkuar ekspertizën financiare për dosjen e Xhemajlit. Burimet tona nga Prokuroria e Qarkut thanë se ekspertiza financiare e cila është kryer këto ditë nga eksperti financiar Riza Blakaj nuk e bënë përgjegjës Daut Xhemajlin.

Sipas ekspertizës financiare në rastin e Daut Xhemajlit dhe të tjerëve më shumë ka lëshime administrative e procedurale se sa dëmtim të buxhetit komunal. Ekspertiza nuk e bënë përgjegjës Xhemajlin dhe kjo ka qenë arsyeja që prokurori i rastit të kërkojë super ekspertizën financiare tha burimi nga Prokuroria për rajonipress.

Sipas burimeve tona Prokuroria e Qarkut nuk është pajtuar me konstatimet dhe disa vlerësime të eksperti financiar dhe kjo ka qenë arsyeja që të kërkohet super ekspertiza financiare.

Hidromorava

Ndryshe Prokuroria e Qarkut kishte filluar hetimet ndaj Daut Xhemajlit dhe të tjerëve duke u bazuar në dokumentacionin e ofruar nga Administrata Komunale e Vitisë dhe raporti policor i njësisë së krimeve të rënda ekonomike .

Prokuroria kishte nisur zyrtarisht hetimet ndaj Daut Xhemajlit aktualisht zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë, Avdullah Eminit aktualisht zyrtar financiar në drejtorinë e shërbimeve publike në Viti, Bardhok Jetishit-inxhinier, Sabri Sherifit-inxhinier i makinerisë, Tahir Lubishtani-zyrtar i teknologjisë informative në Viti dhe Ridvan Ademit-teknik medicinal në Viti.

Sipas aktvendimit për zhvillimin e hetimeve të gjithë këta dyshohen për veprën penale”shpërdorimi i pozitës zyrtare”. Daut Xhemajli dyshohet se gjatë periudhës së vitit 2009-2010 derisa ka qenë shef i administratës dhe personelit në Viti ka shpërdoruar detyrën zyrtare pa i respektuar procedurat e rregullta të tenderimit.

Sipas dosjes që ka siguruar Rajonipress , Xhemajli ia ka dhënë një firme të kryej punimet për rregullimin e trotuareve dhe drunjve dekorativ në kundërshtim me gjendjen faktike. Vlera e këtij projekti kap shumën e 10 mijë eurove.

Edhe të dyshuarit e tjerë hetohen për raste të mos përfilljes së procedurave të tenderimit me derivate të naftës,kryerje të pagesave përmes avansit, mos respektim të kritereve për zgjedhjen e ofertuesve e raste të tjera. ./rajonipress/