Daut Xhemajli nuk paraqitet në seancë

Gjilan – Daut Xhemajli i cili ka dy aktakuza të ngritura në seancën e datës 7 korrik nuk është paraqitur fare në seancë dhe kjo ka ndikuar që Emine Salihu kryetare e trupit gjykues të shtyjë për 3 shtator seancën e radhës.
Daut Xhemajli ish zëvendësministër i drejtësisë nuk është paraqitur fare në seancën e datës 7 korrik ku është dashur të paraqitet para trupit gjykues që po e kryeson Emine Salihu, raporton rajonipress.
Gjyqtarja Emine Salihu në mungesë të Daut Xhemajlit është detyruar që të shtyjë seancën për datën 3 shtator tha për rajonipress Sabit Shkodra zëdhënës i Gjykatës Themelore në Gjilan.
Sipas aktakuzës që e ka ngritur prokurori Isuf Sadiku, Daut Xhemajli dyshohet se me qëllim të shkaktimit të dëmit për personin tjetër ose për organizatën e biznesit, shpërdoron pozitën e tij zyrtare duke tejkaluar detyrat zyrtare, në atë mënyrë që shkel legjislacionin përkatës të Ligjit të prokurimit duke lidhur kontratë për punë ka zhvilluar aktivitetet e prokurimit në vlerë prej 7.936.13 euro me kompaninë “Kristal” nga Vitia./rajonipress/