KKVITI

Daut Xhemajli në krye të PDK-së në Viti

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kuvendi ka zgjedhur Këshillin e Degës së PDK-së dhe kryetarin e kësaj dege. Kryetar i degës, pa asnjë votë kundër është zgjedhur Daut Xhemajli.

Pas shumë shtyrjeve e zvarritjeve edhe në Viti është zgjedhur kryetari i degës së PDK-së. Dega e PDK-së të shtunën vonë pasdite në konventën e saj të VI zgjedhore ka zgjedhur të parin e PDK-së për këtë qytet raporton rajonipress.

Në këtë Kuvend nga kryesia qendrore kanë prezantuar Nait Hasani dhe Xhevat Bislimi. Xhevat Bisilimi tha për rajonipress se të gjitha nëndegët dhe degët e kuvendet e tyre kanë pasur një besim, entuziazëm dhe vullnet për të dëshmuar edhe njëherë përkushtimin, angazhimin dhe forcën politike të kësaj Dege. Partia Demokratike është forca e parë politike në Komunën e Vitisë.

Delegatet e këtij Kuvendi së pari kanë zgjedhur këshillin e degës i cili edhe ka zgjedhur Daut Xhemajlin për kryetar të PDK-së , pa asnjë votë kundër.

Hidromorava

Daut Xhemajli tha për rajonipress se mobilizimi i treguar ditëve të fundit në PDK e Vitisë është edhe një dëshmi dhe garanci se ky subjekt politik do t`i fitojë zgjedhjet lokale, pa probleme telashe të theksuar. “Me anëtarët, zgjedhësit (votuesit) besnik dhe strukturën që ka PDK-ja në Viti , fitorja në zgjedhjet komunale është e garantuar” tha Xhemajli.

Ndryshe sipas Xhemajlit, Kuvendi dhe Dega e PDK-se janë distancuar çart dhe prerë, sikur edhe deri tash, nga qeverisja e keqe në këtë komunë, nga korrupsioni, shpërdorimet e parasë dhe të pasurisë publike në këtë Komunë.

Ndryshe në zgjedhjet e fundit (zgjedhjet për Kuvendin e Republikës se Kosovës) Dega e PDK-se në Viti ishte e vetmja që shënoi një rritje prej 23% të votimeve. Gjithashtu kjo parti ditë më parë mbajti edhe Kuvendin e Gruas Demokratike dhe Kuvendin e Rinisë Demokratike.

Sipas Daut Xhemajlit këto dy organizata janë krahët e fuqishëm të kësaj dege, pa të cilët nuk do t’i fitonim zgjedhjet./rajonipress/

Mund të ju interesoj: