Daut Xhemajli akuzohet për shpërdorim të detyrës zyrtare

Gjilan – Zëvendësministri i drejtësisë dhe kryetari i PDK-së në Viti Daut Xhemajli zyrtarisht akuzohet nga Prokuroria Themelore e Gjilanit për shpërdorim të detyrës zyrtare. Aktakuza zyrtarisht i është ngritur të premten tha për rajonipress Shaban Spahiu prokuror i lëndës.
Ndonëse është njeriu numër dy në sistemin e Drejtësisë kosovare , Daut Xhemajli do të përballet në Gjykatën Themelore të Gjilanit për dy vepra penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare raporton rajonipress.
Xhemajlit të premten zyrtarisht i është ngritur aktakuza nga Prokuroria Themelore e Gjilanit. Shaban Spahiu prokurori që ka ngritur aktakuzën tha për rajonipress se të premten e ka dorëzuar aktakuzën ndaj Daut Xhemajlit dhe Florim Ramës.
Spahiu tha se Daut Xhemajli akuzohet për dy vepra penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare. E para ka të bëjë rreth lirimit nga pagesa të qirasë dhe e dyta për shkak se nuk është kujdesur – interesuar për implementimin e një kontrate./rajonipress/