Fundamenti

Daut Haradinaj: Qeveria po përpiqet t’i mashtrojë veteranët

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKK), Daut Haradinaj, ka thënë se Qeveria është duke i mashtruar veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”Kjo Qeveri është duke i mashtruar veteranët për nxjerrjen e ligjit për ta”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës urgjentisht ta sjellë në Kuvendin e Kosovës Projektligjin për Veteranët e UÇK-së.

Uji Dea

“Ajo çfarë jemi duke kërkuar ne është që Ligji për Veteranët e UÇK-së urgjentisht të vijë në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe të miratohet në mënyrë që kjo kategori e çmuar e shoqërisë të trajtohet nga shteti qoftë edhe simbolikisht”, ka thënë Haradinaj. /Epoka e re/