Uji Dea

Daut Haradinaj: Opozita me një listë zgjedhore do ta fitonte shumicën

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Deputeti i Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, në emisionin “Info – Box” të TV Dukagjini, ka theksuar se ai do ta përkrah vendimin e liderëve të opozitës nëse ata, sipas tij, vendosin që të hyjnë në një listë të përbashkët zgjedhore.

Haradinaj ka thënë se është i sigurt se opozita do të hyjë në një listë të përbashkët zgjedhore.

Ai është shprehur se nëse do të kishin një listë të përbashkët zgjedhore, partitë që janë në pushtet nuk do ta kishin shumicën në Qeveri.

Mobi Casa

“Liderët opozitar janë bashkuar dhe po dëshmojnë që opozita është e bashkuar dhe unike. Kështu do të vazhdojnë edhe të ardhmen. Një listë e përbashkët do t’iu pamundësonte dy partive në pushtet ta kenë shumicën”, ka shtuar ai.

Haradinaj ka sqaruar se më nuk do të jetë në listën e kandidatëve për deputet dhe se është i kënaqur me angazhimin e tij si kryetar i degës së AAK-së në komunën e Deçanit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.