Mobi Casa

Daut Haradinaj letër publike Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj përmes një letreje publiket drejtuar Kryeministrit Isa Mustafa dhe Presidentit Hashim Thaçi për të cilët thotë se marrëveshja për caktimin e kufirit me Malin e Zi është mashtrim.

Haradinaj në këtë letë thotë se asnjë debat mbi parimin katastral të marrëveshjes për kufirin nuk mund të prodhojë rezultat tjetër.

Letra e plotë e Haradinajt:

Mos ia bëni këtë tradhëti vendit

Fundamenti

Skenari i radhës i shumicës parlamentare, përkatësisht i Isës dhe Hashimit për Kufirin, është që ta fusin një fjali në marrëveshjen për kufirin, se gjoja kufiri mund të korrigjohet edhe pas ratifikimit në Kuvend. Ky është një mashtrim ordiner, sepse në Kuvendin e Kosovës nuk mund të ratifikohet asnjë version tjetër, përpos atij që është ratifikuar në Parlamentin e Malit të zi. Kjo që po e përgatisin Isa dhe Hashimi, është mashtrimi më i flliqtë i mundshëm.

E dyta, asnjë debat mbi parimin kafastral të marrëveshjes për kufirin, nuk mund të prodhojë rezultat tjetër. Kufiri duhet të përcaktohet edhe në bazë të kritereve të tjera, e jo vetëm mbi bazën e kadastrave të falsifikuara.

Thirrja ime për të gjithë ata që po duan ta legjitimojnë humbjen e 8 mijë e sa hektarëve tokë të Kosovës është: “Mos e bëni këtë gabim, sepse do t’iu mallkojnë brezat që vinë. Mos e bëni këtë tradhëti”!

Daut Haradinaj, deputet i Kuvendit të Kosovës

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.