ARKATANA

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se “po sorollatet brigjeve të Greqisë”, ndërkohë Kosova ka mbetur jashtë samitit të NATO-s.

Haradinaj shprehet; “Në vend që Kosovës t’i krijoheshin mundësi dhe dyer të hapura në një samit kaq të rëndësishëm, kjo qeveri, përmes përfaqësuesve të saj, vazhdon të prodhojë përçarje e sulme, herë kundër Kosovës, herë kundër Shqipërisë, herë kundër Amerikës”.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Derisa kryeministri në detyrë sorollatet brigjeve të Greqisë, një shtet që ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, duke marrë pjesë në simpoziume filozofike pa asnjë rezultat konkret për vendin, në anën tjetër po mbahet Samiti i NATO-s në Ankara, aty ku Kosova do të duhej të ishte duke ndërtuar partneritete, duke shtrënguar duar dhe duke hapur shtigje për avancimin e rrugës së saj drejt anëtarësimit në NATO.

Eco Higjiena

Në vend që Kosovës t’i krijoheshin mundësi dhe dyer të hapura në një samit kaq të rëndësishëm, kjo qeveri, përmes përfaqësuesve të saj, vazhdon të prodhojë përçarje e sulme, herë kundër Kosovës, herë kundër Shqipërisë, herë kundër Amerikës.

Nuk do ta lejojmë që ky vend të kthehet prapa. Nuk do ta lejojmë që të dëmtohet aleanca jonë me Amerikën. Nuk do të lejojmë që ndikimi rus të gjejë hapësirë në Kosovë.

Kosova e ka vendin në familjen euroatlantike, krah Amerikës, e cila ka qëndruar pranë nesh në momentet më vendimtare të historisë sonë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.