Fundamenti

Daut Haradinaj i bindur se PAN i ka numrat për krijimin e Qeverisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj duke folur për rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 11 qershorit, ka thënë se fitorja e koalicionit PAN është fitore modeste.

“Është një fitore modeste, konsideroj se është çështje e numrave, PAN ka për obligim që të sigurojë numrat dhe të krijojë institucionet. Është fitore modeste por që i jep mundësi krijimit të një koalicion qeverisës”, tha Haradinaj, në Info Magazine të Klan Kosovës.

Ai ka thënë se pavarësisht deklarimeve të partive të tjera, PAN mbetet fitues i këtyre zgjedhjeve.

“Përderisa kemi 40 deputetë, kjo nënkuptohet kush është fituesi. Kemi vërtetuar se koalicionet paszgjedhore nuk njihen dhe nuk mandatohen për krijimin e institucioneve, pikërisht për këtë jemi futur në koalicion parazgjedhor. Liderëve të PAN-it u takon që të krijojnë numrat dhe nuk shoh as një problem për krijimin e Qeverisë së ardhshme”.

Hidromorava

Ai ka insistuar se tash është obligim i krerëve të PAN-it që të kenë numrat e duhur për krijimin e Qeverisë.

E për Haradinajn, duket se numrat nuk janë problem për këtë koalicion, që ka dalë i pari në rezultatet preliminare të 11 qershorit.

“Kemi pasur fushatë stabile, kemi ruajtur gjuhën e komunikimit, kemi pasur një palë zgjedhje që ishin si test i demokracisë e tani krijimi i institucioneve i takon shumicës dhe është obligim i liderëve të PAN-it që të sigurojnë numrat. Mendoj se do të shkojë 1 javë deri tek krijimi i Qeverisë dhe institucioneve, pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja”, tha Haradinaj. /Klan Kosova/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.