GRANDEMALL

Data e zgjedhjeve shpallet para 15 gushtit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Presidentja Atifete Jahjaga do t’i shpallë zgjedhjet lokale për të gjitha komunat, përfshirë edhe ato veriore. Kurse datën e mbajtjes së tyre do të kumtojë para 15 gushtit. Kështu ka deklaruar për “Tribunën”, zëdhënësi i presidentes Arbër Vllahiu. Aktualisht, presidentja Jahjaga është në fazën e konsultimeve me partitë politike në lidhje me zgjedhjet e ardhshme në nivel të komunave.

“Kur të harmonizohen qëndrimet e partive për datën e përafërt dhe kur të konsiderohet se janë krijuar kushtet e nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve në gjithë territorin e Kosovës, caktimi i datës nuk është imponim por zgjidhje konsensuale”, ka thënë Vllahiu. Presidentja, ka vijuar ai, e ka afatin ligjor që deri më datën 15 gusht ta dekretojë ditën e mbajtjes së zgjedhjeve komunale që gjithsesi duhet të jetë ditë e diel.

ARKATANA

Shoqëria civile kërkon që data e zgjedhjeve komunale të caktohet nga pjesa e dytë e shtatorit, përkatësisht fillimi i muajit tetor.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka tërhequr vërejtjen se në periudhën e dimrit, kur dita zgjat më pak, mundësitë për parregullsi janë më të mëdha, ngase errësohet më herët.(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.