Fundamenti

Dasmorët e dehur dhunojnë mjekët e urgjencës

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Katër dasmorë të dehur kanë dhunuar mëngjesin e sotëm të paktën 5 mjekë dhe infermierë të repartit të urgjencës së spitalit rajonal të Korçës.

Lajmi bëhet i ditur nga burime policore, sipas të cilëve grupi i dasmorëve për arsye të paqarta ka goditur me shkelma dhe grushte bluzat e bardha, raporton Start.

Eco Higjiena

Mjekët e urgjencës të spitalit të Korçës thonë se janë kërcënuar edhe me jetë nga agresorët. Ngjarja ka terrorizuar edhe pacientët e shtruar në këtë repart si dhe të afërmit e tyre.

Pas denoncimit të bërë nga mjekët e spitalit të Korçës, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka mundur të shoqërojë dy nga agresorët ndërsa po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.