Dasmat ende shqetësojnë qytetarët vitias

Viti – Qytetarët vitias përpos përballjes me temperaturat e larta, ata po i shqetësojnë edhe dasmat e shumta që po bëhen gjatë kësaj kohe. Kolonat e shumta të automjeteve me dasmorë, pritjet e gjata nëpër të gjitha rrugët, shpeshherë bëhen edhe të pa durueshme, por dhe kalojnë në monotoni, thuhet në reagimin e qytetarëve vitias.

Nëpër shumë automjete vërehet edhe dalja e dasmorëve me gjysmë trupi nëpër dritare, edhe at para syve të të gjithë qytetarëve, përmes rrugës kryesore të Qytetit të Vitisë, gjë që kjo dukuri shkakton pa siguri tek ata persona që veprojnë në mënyra të tilla, sepse për një moment, nga gëzimi mundë të ndodhë edhe hidhërimi dhe të humbë kuptimi edhe i dasmës.

Kjo dukuri dhe shumë dukuri t’jera duhet të ndalohen nga vet dasmorët, dhe nga vet drejtuesit e automjetit që bartin dasmorët nëpër automjetet e tyre.

Këto dukuri, përpos që janë të pa pranueshme, ato janë të sanksionuara edhe me ligj.
Të gjithë ata dasmorë që bëjnë shkelje të tilla, duhet të përballen me drejtësinë dhe të marrin dënimin e merituar, thuhet në reagimin e EVSB-së të nënshkruar nga Imri Emërllahu./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).