Fundamenti

Dasmat dhe gjuajtjet me armë ende shqetësuese për Komunën e Vitisë

/ 3 minuta lexim

Viti – Te dasmat, apo dhe ahengje të ndryshme, ende ka pa siguri, sepse nuk është arritur qëllimi i dëshiruar, që gjuajtjeve me armë zjarri tu thuhet mjaftë më, edhe pse ramjet janë të dukshme këtë vit thotë Imri Emërllahu.

Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi (EVSB), Komuna e Vitisë, ka mbajtur takimin e radhës, me anëtarët e sajë.

Koordinatori i EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu, të pranishmit i njoftoj rreth gjendjes së sigurisë për Komunën e Vitisë, si dhe rreth punëve organizative të EVSB-së.

Sipas tij gjendja e Sigurisë në Komunën e Vitisë, vlerësohet e mirë, dhe stabile.
Ndër tjera Koordinatori thotë se fatmirësisht, kësaj radhe, gjatë sezonit verorë, ku fluksi i mërgimtarëve ishte më i shtuar, nuk janë paraqitur shqetësime të mëdha në Komunën e Vitisë. Me përjashtim të disa rasteve të izoluara, e që janë të njohura për Policinë e Kosovës.

Uji Dea

”Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Viti ka vepruar sipas planit të veprimit gjatë kësaj sezone, dhe ishte në nivel të detyrës” thotë Emërllahu.

Sipas Emërllahut aksidentet ishin më të pakta në numër në krahasim me periudhën e vitit të kaluar, vjedhjet po ashtu kanë rënë dukshëm (me përjashtim, javën e kaluar në orët e vona të mbrëmjes, ku një personi i është vjedhur vetura në oborrin e tij).
Zjarret kanë rënë dukshëm, falë natyrës, që ky vit ishte me të reshura të mjaftueshme shiu, dhe sigurisht edhe vetëdijesimi i qytetarëve ka qenë në nivelin e duhur.
Prerjet ilegale të pyjeve po ashtu kishin ramje, sepse edhe nuk ka çka të prehet në pyjet shtetërore, dëmtimet, prerjet dhe djegiet e pyjeve kanë qen ekstremisht të shkatërruara, sidomos pas luftës së fundit në Kosovë.
Te dasmat, apo dhe ahengje të ndryshme, ende ka pa siguri, sepse nuk është arritur qëllimi i dëshiruar, që gjuajtjeve me armë zjarri tu thuhet mjaftë më, edhe pse ramjet janë të dukshme këtë vit.
Te kolonat e dasmave, 99% është arrit efekti, nuk kemi vërejtur ndonjë rast që në kolonat e dasmorëve, të ngritet dikush në dritare të veturave me gjysmë trupin jashtë, siç kanë vepruar deri tani, thuhet nga Koordinatori i EVSB-së, Imri Emërllahu.

Anëtarët e EVSB-së, u njoftuan edhe rreth takimeve të mbajtura me PK-në, dhe KFOR-in, amerikan, identifikimin e problemeve të shumta, e sidomos të puseve të hapura, në Komunën e Vitisë./rajonipress/