“Dasma” e Pozheranit sjellë lot dhe emocione në Bursa të Turqisë

Bursa, Turqi – Ansambli i Këngëve dhe Valleve Burimore, “Dasma” nga Pozherani i Vitisë, po përfaqëson Kosovën në Festivalin Ballkanik të Këngëve dhe Valleve Burimore, “NAKEM” që për herë të tetë mbahet në Bursa të Turqisë, e ku krahas Kosovës në këtë festival paraqiten edhe ansamble dhe shoqëri artistike nga Shqipëria, Turqia, Maqedonia, Bosnjë e Hercegovina, Republika Turke e Qipros si dhe Presheva.
AKVB “Dasma” e Pozharanit, në dy netët e para të këtij festivale 8 ditorë me programin e saj u paraqitë me valle burimore të Karadakut si dhe me këngë folklorike kënduar heronjve shqiptarë.
Dasma programin e vetë e ka paraqitur para publikut në YeniShehre si dhe në Hamza Bey, kurse ditëve në vijim ky program do të paraqitet edhe në vendbanime tjera të Bursës. Arritja e ansamblit Dasma, është mirëpritur nga publiku prezent i cili ishte kryesisht shqiptarë të shpërngulur shumë vite më parë në Turqi.
Kryetari i Bashkisë së Bursës Rexhep Altitepe, ka vlerësuar lartë organizimin e këtij festivale që mbahet nën patronatin e bashkisë së këtij qyteti dhe ka mirëpritur pjesëmarrjen e shumë ansambleve nga vendet e ndryshme të Ballkanit.
Kurse kryetari i festivalit “NAKEM”, Hysein Ozgan, ka thënë se ky festival tani më i njohur jo vetëm në Turqi por në gjithë Ballkanin ka një rëndësi të madhe për ruajtjen dhe promovimin e këngëve dhe valleve burimore. Ismet Sejdiu, përgjegjës për kulturë në Viti, është shprehur pjesëmarrja e ansambleve nga Kosova në një festival të tillë ku grumbullohen shoqëri artistike nga rajoni, ka një rëndësi të madhe për faktin se promovohen vlerat e trashëguara të kulturës në Kosovë si dhe për faktin tjetër se publikut të shumtë shqiptarë këtu u sjellim emocione të panumërta me prezantimin e këtyre vlerave.
Ndërsa Avdyl Ramaj, udhëheqës i AKVB “Dasma” në Pozheran, ka thënë se pjesëmarrja e Dasmës në në këtë festival është një nder i veçantë për këtë ansambël me tradita shumë vjeçare pasi para publikut të shumtë në Turqi po prezantohen pjesë të kulturës së pasur burimore shqiptare të ruajtur me xhelozi ndër shekuj.”Eshtë ndjenjë e veçantë për ne anëtarët e ansamblit kur shohim publikun me lot në sy , pasi kjo tregon se ata me admirim përcjellin vlerat burimore të cilat nuk i kanë harrur edhe pse ka shumë vite që janë shpërngulur nga trojet shqiptare në Turqi”, ka thënë Ramaj.
E Suad Ingli, një qytetarë nga Hamza Bey i cili për asnjë moment nuk i ndalte lotët e mallëngjimit gjatë defilimit të Ansamblit Dasma në rrugët e kësaj pjese të Bursës, ka thënë se nuk ka fjalë të përshkruaj ndjenjën që ka përjetuar sot kur para tij dhe shumë qytetarëve tjerë me këngë dhe valle po paraqiten vëllezërit nga Kosova. Këtë ditë nuk do ta harrojë kurrë dhe gjithmonë do të më mbetet ky kujtim i bukur që më ngjalli ndjenjat e atdhedashurisë që kamë ndaj Kosovës dhe popullit të saj”, ka thënë Ilgin , duke porositur popullin e Kosovës që të jenë bashkë drejt fitoreve të reja.
Dasma gjatë ditëve në vijim programin e vetë do ta prezantoi edhe në pjesë tjera të Bursës tha për rajonipress Aziz Zuka./rajonipress/