Dasma e Flamurit
Teksti, kompozimi dhe interpretimi : Demir Krasniqi.- Më Njëzet e Tetë Nëntor, Ismail Beu, thërret në Vlorë, Gjithë kah janë trimat e gurit – Ta bëjmë Dasmën e Flamurit !
Refreni:
Dridhet sheshi, jehon Vlora –
Marigonë, Ty, të lumtë dora,
Që qëndise atë Flamur,
S’ do ta lëshojmë nga dora kurrë…
S’ do ta lëshojmë nga dora kurrë !
Nga i gjithë trungu arbërorë –
Nisën trimat për në Vlorë,
Që ta shpallin Pavarësinë,
Ta bëjnë nuse Shqipërinë !
Refreni:
Dridhet sheshi, jehon Vlora …etj.
Burra t’ pushkës, trima t’ malit –
Janë dasmorë t’ Ismail Qemajlit !
Retë u zhdukën – doli dielli ,
Zemrat male me shend qielli .
Refreni:
Dridhet sheshi, jehon Vlora …etj.
Vijnë dasmorët nga këto dhena –
Puthin Shqipen me dy krena !
Puthin gurët, puthin dheun –
Do ta bëjnë me Zot, Atdheun !
Refreni:
Dridhet sheshi, jehon Vlora …etj.
*****
Demir Krasniqi: “Kroi i këngës” – Gjilan, 2006, faqe 52.


