Hidromorava

Dashuria për Atdhe

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

Ta dish fare mirë, o mërgimtar i urtë
Dhe të jesh në jetë gjithmonë i sigurt :
Se fatbardhësia dhe lumturia e jote –
Kurrë nuk do të gjenden në asnjë skaj bote !
Refreni :
Dashuria për Atdhe –
Në mërgim peshon shumë rënd !
Atë dashuri që ke atje –
Ruaje mirë për vendin tënd !

Fatbardhësia dhe lumturia jote , o njeri –
Gjendet vetëm n’ gjirin e nënës Shqipëri !
Ajo të jep nderin dhe të banë krenar ,
Ajo të falë emrin e vërtetë shqiptar !
Refreni : Dashuria për Atdhe …etj.

Ruaje madhështinë dhe nderin kombëtar ,
Ruaje karakterin tënd që je shqiptar !
Respekto ligjet dhe urdhrat kudo që të jesh ,
Vlerat tua kombëtare kudo n’ mend t’i kesh !
Refreni : Dashuria për Atdhe …etj.

Çdo kund para syve ta kesh këtë virtyt –
Se çdo shqiptar është , o, vërtetë vëllai i yt !
Kurdoherë nderoje me vepra e me gojë
Dhe çdo herë ndihmoje kur të ketë nevojë !
Refreni : Dashuria për Atdhe …etj.

Uji Dea

Mos përbuz gjuhën e nënës , se të thahet goja –
Duke folur n’ gjuhë të huaj , kur nuk është nevoja !
Kudo që të jesh , o, nëpër botë n’ çdo vend –
Nderoje flamurin e atdheut tënd !
Refreni : Dashuria për Adhe …etj.

Kush nuk e nderon simbolin e kombësisë –
Do ta mallkojë buka e Nënë Shqipërisë !
Kush nuk nderon shtetin e vet kombëtar –
Do ta çnderon vetin me fis e me farë !
Refreni : Dashuria për Atdhe …etj.

Gjilan, më 22.04.2017.

Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.