Fidanishtja

Dashuria 48 vjeçare mes Sadijes dhe Dritëro Agollit

/ 1 minutë lexim

Sadije dhe Dritëro Agolli kanë gati 48 vjet bashkë dhe plot 50 vjet njohje. Një bashkëjetesë e gjatë dhe e bukur.

Sadije Agolli ka treguar në “Top Channel” se kanë qenë dashuria dhe mirëkuptimi dy shtyllat kryesore të martesës së tyre. Shpeshherë dhe toleranca ka zënë vendin e këtyre të parave. Ndoshta më tolerant ka qenë Dritëroi, sipas saj.

“Unë nga veriu, ai nga jugu, Dritëroi ka qenë më fusharak”, thotë me dashuri gazetarja që e ka shoqëruar në çdo moment njeriun e jetës.

KKGJILAN

Sakrificat për njëri-tjetrin janë vlerësuar gjithnjë, veçanërisht nga njeriu i letrave që bashkëshorten e ka pasur bashkëpunëtoren e tij më të ngushtë.

Udhëtimet e shumta nëpër Shqipëri kur kanë qenë të dy gazetarë, i kanë dhënë martesës së tyre dhe më shumë jetë e dritë dhe i kanë ndihmuar të dalin nga monotonia.

Por tashmë së fundi, pas kaq shumë vitesh bashkë më shumë se të gjitha këto, i bashkon dhembshuria për njëri-tjetrin.