United Hospital

DASH’i me deklaratë të përbashkët: SHBA’ja dhe Greqia e mbështesin fuqimisht integrimin euroatlantik të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Qeveria e SHBA’së dhe Greqisë, pas Dialogut Strategjik të tretë në Uashington, përmes një deklarate të përbashkët ndërmjet dy shteteve, kanë thënë se mbështesin integrimin në euroatlantik të Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara dhe Greqia vazhdojnë të mbështesin fuqimisht integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu Kosovën”, u tha ndër të tjera në komunikatën e shpërndarë në uebfaqen e Departamentit Amerikan të Shtetit, përcjell Gazeta Express.

“…Dhe theksojnë rëndësinë e fillimit urgjent të negociatave të anëtarësimit midis BE-së dhe Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut sipas kushteve të përcaktuara”, u tha ndër të tjera.

Mobi Casa

Po ashtu, në komunikatë proklamohet edhe si triumfale arritja e marrëveshjes ndërmjet Greqisë dhe SHBA’së për gazin natyror, projekt ky të cilin e refuzoi Qeveria Kurti nën pretendimin se nuk kanë informata të mjaftueshme lidhur me të.

“Greqia pati zhvillime në projekte të tjera rajonale energjetike që do të diversifikojnë më tej furnizimet rajonale të energjisë dhe do të mbështesin heqjen graduale të qymyrit, sikundër janë Interkonektori i planifikuar Greqi-Maqedonia e Veriut dhe Njësia e Rigazifikimit të Magazinimit Lundrues në Aleksandropoli”, u tha tutje në deklaratën e përbashkët. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.