UBT

Dashamirët e muzikës “Rock’n’Roll” të Gjilanit gjatë viteve 1960 -70

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Njerëzit e rinj pa marrë parasysh gjendjen e tyre ekonomike, gjithmonë dashurohen në një veprimtari që më vonë i përcjell gjatë tërë jetës së tyre.

Edhe pse ishin fundet e viteve 1960, në skenën botërore të muzikës u paraqitën shumë grupe dhe emra të njohur në estradën e muzikës botërore, duke lënë gjurmë të pashlyera me hitet e tyre dhe duke bërë dëgjuesit e muzikës sidomos “Rock’n’roll” për vete.

Ky ekspazicion i muzikës botërore i kishte bërë për vete edhe disa të rinjë Gjilanas që me ëndje ndëgjojshin yjet e mëdhenj të muzikës Rock dhe hite të mëdha botërore.

Këta të rinjë Gjilanas edhe pse në kushte të vështira ekonomike dhe pa aparate të radios, kishin arritur të siguronin një radio me pllaka e cila për ta bëhet dashuria më e madhe e jetës së tyre.

Skender Musliu, Agim Islami, Nezir Kqiku, i ndjeri Xhavit Salihu dhe aty këtu ndonjë shok tjetër, ishin dashamirët e parë të muzikës që po ndëgjonin muzikë botërore të emrave të mëdhenj, ku edhe kësaj dite me dashuri të madhe i ruajnë pllakat e radios të cilat numërojnë mbi 5000 sosh.

“Në fillim kishim një ‘tranzistor’ të vogël dhe me shokë dëgjonim muzikë të huaj pa e ditur domethënien e tyre, por takti dhe muzika na linin përshtypje të mëdha dhe kështu filluam ti mësonim edhe këngëtarët dhe fjalitë e këngëve”, tregon me nostalgji, Skender Musliu.

Hidromorava

Për Nezir Kqikun hitet që dëgjonin në fillim të viteve 70-ta, sot e asaj dite ju ka mbetur në kujtesë.
“Shumë të rinjë as që e dinin se kush ishin grupet e njohura siç ishin, “Pink Floyd”, “The Beatles”, “ABBA”,”Donna Summer”,”Aretha Franklin”,”Jimi Hendrix”, e shumë këngëtar tjerë, por për ne ishin bërë si një familje dhe cdo ritëm e cdo këng i mësonim pa e ditur domethënien e tyre por më vonë filluam ti kuptojmë edhe fjalët, kështu filloi epoka muzikore me shokët e mijë që sot e asaj dite shumë herë tubohemi së bashku për t`i dëgjuar”.

Pas interesimit të këtyre djelmoshave të rinjë Gjilanas, ata arritën të sjellin Radion që ju mundësonte me disqe t`i dëgjonin idhujt e tyre.
“Arritëm të blejmë një radio e cila me pllaka na bëri shumë të lehtë punën, filluam të blenim pllaka ku sot e asaj dite me nostalgjinë më të madhe i ruajmë ku janë mbi 5000 copa, filluam të ekspozonim edhe në lagje radion me pllaka duke dëgjuar muzikë të huaj, ndërsa njerëzit me kureshtje na shiqonin dhe aspak nuk ju pëlqente kalimtarëve të rastit pasiqë për ata ishte njw muzikë e “çmendur” dhe e papranueshme”, thekson Agim Islami.

Me kalimin e kohës këta shok të asaj kohe të largët të cilët edhe sot janë të pandashëm, shumë herë merrnin pjesë në mbrëmjet e vallëzimit të cilat i organizonte shteti edhe pse kishte shumë pak të interesuar.
“Shteti organizonte mbrëmje të vallëzimit nëpër vende të caktuara të tyre, shumica e njerëzve që vinin ishin të gjinisë mashkullore aty këtu ishte edhe ndonjë femër e aq më pak të nacionalitetit shqiptarë, askush nuk vallëzonte të gjithë i shikonin veprimet tona kur ne fillonim të vallëzonim “Rok’n’roll”, e më pas të gjithë pas neve kërcenin duke na imituar”, theksojnë Muslii, Kqiku e Islami.

Këta djelmosha të asaj kohe që sot janë bërë gjyshër, në asnjë moment nuk e harrojnë shokun e tyre të fëmijërisë, Xhavit Salihun, i cili për ta ka qenë një shok shumë i dashur dhe i respektuar i cili tani nuk gjendet më në mesin tonë.

Sot Skender Musliu, Nezir Kqiku e Agim Islami, me nostalgji ruajnë mbi 5000 pllaka dhe janë krenar që nipërve të tyre në këtë kohë moderne t’ju tregojnë se si ishte zanafilla e muzikës në qytetin e tyre.

Këta ish-nismëtarët të muzikës së huaj në qytet kanë një kërkesë të veçantë për pllakat e tyre drejtuar institucioneve të Komunës së Gjilanit.
“Dëshira jonë e vetme është që institucionet tona të na krijojnë kushte që këto pllaka t`i ruajmë si sytë e ballit, pasiqë kanë një vlerë të madhe të kulturës dhe është një histori në vete për pasardhësit tanë”./rajonipress/